DYLON

Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mbulesë dokumentare

Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mbulesë dokumentare
Avatar photo Redaksia

Njësitë e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

Në vazhdimësi të rastit të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore . Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njejti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjelles

EkoHigjiena

Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën per sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.