DYLON

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni
Redaksia

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të tij me gjendjen faktike të ngarkesës, zyrtari doganor, për shkak të dyshimeve të ngritura, ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të padeklaruara, konkretisht:

• 16 copë dizne për vetura;

• 250 copë mbajtëse plastike.

Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2,400 euro.

Mallrat janë ndaluar dhe rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit doganor, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.