DYLON

Dogana e Kosovës dhe Gjykata e Apelit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Dogana e Kosovës dhe Gjykata e Apelit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, është pritur në takim nga Kryetari i Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, si dhe tema që ndërlidhen me punën, përgjegjësitë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore nga të dy institucionet.

EkoHigjiena

Në fokus të takimit ishte edhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në drejtim të avancimit të komunikimit dhe koordinimit në çështjet me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të zbatimit të drejtë dhe efikas të legjislacionit, si dhe të përmbushjes së përgjegjësive që burojnë nga mandati ligjor i institucioneve.

Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të koordinimit dhe komunikimit institucional, në funksion të përmbushjes sa më efikase të përgjegjësive ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.