Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik.
Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt.Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare “Rroni Fer ” SHPK-Gjakove /AEO 007.
Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojnë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F) në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret dhe të punojë si një partner në procedurë. /2LONLINE/