DYLON

Dogana dhe Policia parandalojnë kontrabandën me mallra të padeklaruara në Merdare

Dogana dhe Policia parandalojnë kontrabandën me mallra të padeklaruara në Merdare
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të kontrolleve të rregullta doganore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrolleve në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Merdare, duke përdorur pajisje dhe mjete të specializuara të kontrollit, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë identifikuar dhe sekuestruar mallra të padeklaruara, të gjitha të reja, si në vijim:

EkoHigjiena

1. Procesorë PURE ROCK PRO3 LX – ftohës ajri për procesor – 20 copë

2. Motherboard (pllakë amë) MIGRO ATC 128MB – 8 copë

3. Ftohës ajri për procesor SYSTEM POWER 11 – 12 copë

4. Kufje për PC me mikrofon – 15 copë

5. USB Logitech – 25 copë

6. Maus me Wireless – 24 copë

7. Mikrofona për PC – 15 copë

8. Kabllo për telefon ose PC – 24 copë

9. Monitorë gaming për PC ALIENWARE, me pajisje përcjellëse dhe kabllo – 5 sete

Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara është rreth 10,000 euro.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, evazionit dhe shkeljeve të tjera doganore, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante”, thuhet në njoftimin e doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.