DYLON

Dogana dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike

Dogana dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike
Avatar photo Redaksia

Gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një shtetas i vendit fqinj.

Gjatë kontrollit të detajuar, të realizuar në vijën e dytë të kontrollit, në çantën e krahut të udhëtarit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një sasi tjetër e substancës së dyshuar, e gjetur brenda një kutie metalike.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin, personi është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar institucioneve përkatëse për procedim të mëtejshëm, në pajtim me procedurat ligjore në fuqi.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, trafikimit të substancave narkotike dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme në kufi.

Kontrollet dhe veprimet e përbashkëta të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit synojnë forcimin e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e interesit publik, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.