DYLON

Dobitë shëndetësore nga konsumimi i shegës

Avatar photo Redaksia

Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidues, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Kësaj i bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori. Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut. Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë gripi apo ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përveç kësaj, ajo e zbut edhe diarrenë dhe astmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë.

Përziejeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë. Për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm me shegë, ju nevojiten këta përbërës: 4 filxhanë rukollë, gjysmë filxhani kokrra shege, 3 lugë vaj ulliri dhe dy lugë uthull balsami. Në një enë të madhe përziejini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë. Më pas është i gatshëm për konsumim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.