Menta është një bimë që njihet për vetitë e saj të shëndetshme në organizmin tonë. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium,lium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide. Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.
Menta ka veti të shumta për organizmin tonë si:
Veti pastruese
Menta është e rëndësishme në rastet e erës së keqe të gojës, duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.
Aromatik
Menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.
Në kozmetikë
Menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin.
Veprim balsamik
Vetia freskuese që ajo ka e bën që të jetë çliruese për hundët, lëngëzon sekrecionet e aparatit respirator etj. Në mjekësinë kineze përdoret kundër ftohjes, temperaturës dhe kollës.
Shpërbërëse
Sipas disa studimeve rezulton se menta mund të ketë aftësinë e shpërbërjes së gurëve në tëmth.
Analgjetik
Studime të shumta të realizuara për këtë bimë tregojnë se ajo është e rëndësishme kundër dhembjes së kokës dhe migrenës.