DYLON

Dobitë e qepës së re

Avatar photo Redaksia

Përpos që është e dobishme te ftohja dhe shtypja e lartë e gjakut, qepa e re është parë se ndikon pozitivisht edhe te infeksionet me kërpudha, kundër stresit dhe lodhjes. Ja disa dobi të tjera të saj.

1. Inflamacioni i fytit – prejeni qepën e re në copëza, e asaj mund t’i shtoni edhe xhenxhefil të gërryer dhe kripë. Këtë masë qiteni në një qese, apo leckë dhe nxejeni. Më pas këtë masë e mbështillni në vendin ku keni inflamacion (fyt, gjoks, shuplaka, apo shpinë).

EkoHigjiena

2. Këmbët e ënjtura – ziejeni qepën e re për disa minuta. Bluajeni me bluarës elektrik derisa ajo të bëhet si pastë. Me këtë masë lyeni vendet e ënjtura të këmbëve.

3. Shkuarja e hundëve – ndrydheni qepën dhe me lëngun e saj lageni një copë pambuk. Atë pambuk të lagur vendoseni në hundë dhe në pjesën e sinuseve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.