DYLON

Dobësohuni me supë

Avatar photo Redaksia

Pak kalori dhe ngrohtësia e një pjate të ushqueshme e bërë në shtëpi, është sekreti i supës, që na kthen pas në fëmijëri, por dhe bëhet një aleate e bukurisë. Në këto ditë temperaturat bien dhe ndjejmë më shumë uri. Shfrytëzoni perimet e stinës për të gatuar supëra nga më të ndryshmet, në kuzhinën e vjeshtës.

Përbërësit antikë
Njihet me disa emra, si rrënjët gjermane, patatja amerikane apo artiçoka e Jeruzalemit, ka një shije të ëmbël dhe është perfekt për pure me perime. Është një përbërës mjaft rezistent dhe prandaj ka qënë mjaft i përdorur në kuzhinat e fshatit. Bashkë me fasulet, thjerrëzat dhe grurin e bën më të shijshme supën e mbrëmjes, apo edhe për drekë.

EkoHigjiena

Eksperimento!
Me vjeshtën në treg vjen lakra, lulelakra, dhe brokoli. Janë shumë të rëndësishëm për përmbajtjen e kripërave minerale dhe vitaminave, dhe lakrat kanë një efekt pastrues dhe të ndihmojnë në rigjenerimin e indeve. Bashkoni lulelakrën me pataten dhe përgatisni një supë të pasur me erëza.

Shijet e forta
Kurkumaja, speci djegës, arra moskat, ndihmojnë në detoksifikimin e organizmit, të japin ngrohtësi dhe kanë efektin antimoshë. Ju pëlqejnë kontrastet? Provoni të luani me efektin i ngrohtë dhe i ftohtë. Shtojini supës djath të freskët, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për një mbrëmje të ftohtë. Përdorni edhe erëzat aromatike si borziloku apo rozmarina.

Vjeshta plot ngjyra
Barishtet e hidhrua si çikorja, rukola, e radhiqet kanë efekte të rëndësishme detoksifikimi. Shfrytëzoniji për të ndihmuar veshkat apo të pastroni lëkurën. Mbretëresha e vjeshtës është kungulli, i shijshëm në supëra apo dhe në furrë. Mund ta gatuani me ndonjë rrënjë rozmarine. Falë shijes së ëmbël dhe vetive pastruese, është ushqimi më i mirë për të shuar urinë në këtë periudhë. Si mendoni për një lëng supe vegjetariane me bazë qepën dhe hudhrën e njomë? Është mjaft e përhapur në kuzhinën e Evropës së Veriut, dhe është një koncentrat që të pastron dhe mbron sistemin imunitar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.