DYLON

Do t’i kujtojmë e respektojmë gjithmonë martirët, dëshmorët dhe heronjtë tanë që dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës

Do t’i kujtojmë e respektojmë gjithmonë martirët, dëshmorët dhe heronjtë tanë që dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Sot bashkë me familjet e dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe banorë të Malishevës përkujtuam 26 vjetorin e vrasjes së Adem Salihut dhe Naser Nezirit, të cilët u vranë nga paramilitarët serbë më datën 16 prill të vitit 1999”.

Të nesërmen më 17 prill është vrarë edhe Muhamet Ibrahimi, ndërsa më 18 prill u vranë edhe dy pleq të fshatit axha Hasan Mustafa 77 vjeçar dhe Avdi Mustafa në moshën 69 vjeçare”, ka bërë me dije, Riad Rashiti nga PDK-ja e Gjilanit.

EkoHigjiena

Rashiti tha se në të njëjtin ditë, paramilitarët serbë gjithashtu dëbuan të gjithë banorët e fshatit duke përdorur dhunë, plaçkitje, djegje dhe vrasje të të rinjve, pleqve dhe njerëzve të tjerë të pafajshëm.

Ai shtoi se është e rëndësishme që ti kujtojmë gjithmonë dhe të respektojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë tanë, që dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Ky gjak përbën krenarinë tonë, krenarin e familjeve Salihu, Ibrahimi dhe Mustafa, ata janë themeli i Kosovës së lirë e të pavarur. Secili nga ne tani e kemi obligim për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë. Do t’i kujtojmë gjithmonë ata që ranë heroikisht për atdheun tonë. Lavdi”, ka thënë Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.