DYLON

Do të vazhdojmë të angazhohemi që të rinjtë të kenë edhe më shumë perspektivë

Do të vazhdojmë të angazhohemi që të rinjtë të kenë edhe më shumë perspektivë
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, ka thënë se takimet me të rinjtë gjithmonë japin një perspektivë të re për trajtimin e çështjeve, andaj i tillë ishte edhe takimi i sotshëm që patën bashkë.

“Bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, një pjesë të kandidatëve tanë për Asamble e edhe me përfaqësues të OJQ-ve, diskutuam me të rinjtë tanë për angazhimin e tyre në jetën shoqërore. Gjilani përmbushet me energjinë dhe kreativitetin e të rinjve tanë. BASHKË!”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes, që synon edhe një mandat në krye të Gjilanit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se shumë punë janë bërë gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojnë të angazhohen që të rinjtë të kenë edhe më shumë perspektivë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.