Do të punojë për më shumë të drejta dhe përfaqësim të grave në institucione lokale
Do të punojë për më shumë të drejta dhe përfaqësim të grave në institucione lokale
/Krenare Latifi Kqiku, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjilanit, me numrin 3/
Krenare Latifi Kqiku, ka lindur në vitin 1984 në Gjilan.
Është ekonomiste e diplomuar dhe punon në një agjension privat të sigurimeve. Ka qenë tri herë radhazi asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe së fundmi edhe shefe e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!
Ajo zotohet që do të punojë për më shumë të drejta dhe përfaqësim të grave në institucione lokale si dhe për më shumë mundësi të barabarta për shoqërinë tonë.
