DYLON

Do të punoj me përkushtim që të krijohen kushte më të mira për biznese

Do të punoj me përkushtim që të krijohen kushte më të mira për biznese
Avatar photo Redaksia

Do të punoj me përkushtim që të krijohen kushte më të mira për biznese

/Bedri Ajeti, kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)/

Pata kënaqësinë të takohem me një biznesmen të suksesshëm nga fshati ynë, Lladova – pronarin e Tina Ceramica, kompani e cila prej shumë vitesh është një emër i njohur në tregun e sanitarisë dhe qeramikës.

Diskutuam për sfidat me të cilat përballen bizneset vendore, për mundësitë që ata ofrojnë për punësim, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale që ata meritojnë.

Si kandidat për Asamblenë Komunale, unë besoj fuqishëm se bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik të komunës së Gjilanit. Në të ardhmen, do të punoj me përkushtim që të krijohen kushte më të mira për ta, sepse zhvillimi i tyre është zhvillimi i të gjithëve ne.

Vetëm duke i dhënë përkrahje njerëzve punëtorë dhe vizionarë, si ky biznesmen i fshatit tonë, mund të ndërtojmë një komunë më të fortë dhe më të zhvilluar.