DYLON

Do të protestohet në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së në Preshevë në koordinim me Shoqërinë Civile në këtë komunë, organizon protestë gjithë-popullore.

Këshilli organizativ përmes një njoftimi fton popullatën e kësaj komune dhe më gjerë, që të marrin pjesë në protestën e paraparë të mbahet të premten, 18 shtator, me fillim në orën 11:00.

EkoHigjiena

OVL dhe Shoqëria Civile, përmes këtij tubimi protestues kërkojnë ndalimin e dëbimit të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe dhunën, diskriminimin që po vazhdon ndaj banorëve të këtushëm, transmeton Titulli.com.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Këshillit organizativ, protesta gjithë-popullore do të shprehë edhe pakënaqësitë për veprimet e deritanishme të vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Ata kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshi kryesor, para godinës së administratës komunale, sikurse shprehin pakënaqësinë për dhënien e mirënjohjes kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga kryetari Ragmi Mustafa.

Protesta e së premtes do të nisë marshin nga shkolla e mesme për në qendër, para godinës së administratës lokale, në Sheshin e Dëshmorëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.