Kamenicë – (2LONLINE) – Profesori i Fakultetit Juridit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Dr. Azem Hajdari, nesër në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, duke filluar nga ora 15;00, promovon dy libra shtencorë. Bëhet fjalë për librat: “Bazat e sistemit gjyqësor” dhe “Shkathtësitë e praktikës gjyqësore”.
Rreth librave do të flasin: Dr. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykaten e Apelit dhe ligjërues në Universitetin e Prizrenit, Mr.Sadri Ramabaja, doktorant dhe ligjërues në kolegjin “Iliria” dhe Mr.Shemsedin Pira, doktorant dhe avokat nga Gjilani.(U.Z.)