DYLON

Do të mbështeten të gjitha kërkesat e arsyeshme të minoriteteve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësuesit e OSBE-se (Ekipit Komunal dhe për Komunitete) u takuan me kryetarin e komunës së Kamenicës Begzad Sinani. Në këtë takim morën pjesë edhe nën-kryetari për komunitete, nën-kryesuesja e Kuvendit Komunal për komunitete dhe shefi i Zyrës për  Kthim dhe Komunitete, si dhe zyrtari komunal i informimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e çështjes për krijimin e  komitetit për komunitete, si një ndër komiteteve e obligueshme . Ky komitet, s’ bashku me KPF-në do të miratohen sa më parë.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani ka thënë se për herë  të parë minoriteti serbë i ka dy delegat të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit. Ai po ashtu  deklaroi se do ti mbështesë  të gjitha kërkesat e arsyeshme të  minoriteteve për aktivitete të ndryshme kulturo-sportive për aq sa buxheti komunal na lejon .  

Komunitetet tashmë kanë edhe përfaqësuesin e tyre nënkryetarin për komunitete si dhe zëvendëse kryesuesen e Kuvendit komunal për komunitete.

Përfaqësuesja e OSBS-së Arianna Rondos, ka thënë se është mirë për afrimin e komuniteteve në shoqëri dhe shqyrtimin e kërkesave të  tyre në Kuvend komunal, barazia gjinore të respektohet, dhe përfaqësuesja e barazisë gjinore të jetë në terren”.

Përfaqësuesit e OSBE-së  gjatë takimit kërkuan që  ti bëhet vizita në terren komuniteteve jo-shumicë me qëllim që  ti bëhet  njëherit  ftesë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në komitetin për komunitete, si dhe në Këshillin Komunal për Siguri ne Bashkësi.

Po ashtu aty u kërkua edhe vizita  romeve në Berivojcë dhe Kamenicë. Pas përfundimit të takimit me  përfaqësuesit e OSBE-së, kryetari formoi një ekip dhe kërkoi që të vizitohen këto dy lokacione të banuara me komunitetin rom./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.