DYLON

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

EkoHigjiena

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.  /2LONLINE/