DYLON

Do të krijojmë më shumë mundësi, mbështetje dhe projekte që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë

Do të krijojmë më shumë mundësi, mbështetje dhe projekte që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë
Avatar photo Redaksia

Do të krijojmë më shumë mundësi, mbështetje dhe projekte që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë

/Bedri Ajeti, kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)/

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë të ngrohtë me gratë e fshatit Lladovë.

Në këtë takim, së bashku me znj. Valentina Bunjaku, Kryetare e Forumit të Gruas në LDK – dega në Gjilan, biseduam për sfidat dhe mundësitë që gratë e këtij fshati kanë, por edhe për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje, shoqëri dhe zhvillimin e komunës sonë.

U theksua se gratë shpeshherë përballen me barriera në arsim, punësim dhe përfaqësim politik, por megjithatë ato mbeten shtylla kryesore e shoqërisë sonë.

Diskutuam për rëndësinë e krijimit të kushteve më të mira për gratë në tregun e punës, për fuqizimin e tyre ekonomik dhe për hapësira më të mëdha që të kenë zërin e tyre në vendimmarrje.

Ky takim më dha bindjen se gratë e Lladovës, ashtu si gratë në të gjithë komunën tonë, janë të gatshme të kontribuojnë dhe të japin shumë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Prandaj, është detyra jonë si përfaqësues të qytetarëve që të krijojmë më shumë mundësi, mbështetje dhe projekte që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.