DYLON

Do të jem gjithmonë pranë veteranëve të UÇK-së

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi  tha se shoqëria dhe shteti ende nuk kanë bërë sa duhet për veteranët dhe familjet e tyre. Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se sot shënohet Dita e Veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dita e njerëzve meritorë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Si bashkëluftëtar juaji jam krenar me të gjithë ju, shumë prej të cilëve i njoh, por të gjithë jeni heronjtë të heshtur, të gjallë të përditshmërisë sonë, duke u ballafaquar me sfida jetësore me dinjitet, edhe pse shoqëria dhe shteti ynë i ri ende nuk kanë bërë aq sa duhet për ju dhe familjet tuaja. Ju, të nderuar veteranë, me vetëmohim të pashoq u rreshtuat në rrugën e vështirë të lirisë së Kosovës”, shprehet Thaçi.

EkoHigjiena

“Si bashkëluftëtar juaji, e kam parë me sytë e mi guximin dhe trimërinë tuaj. Kam parë solidaritetin mes jush duke ndarë fatin dhe kafshatën e bukës me njëri tjetrin. E kam parë gatishmërinë tuaj flijuese në beteja për t’u dalë në ndihëm bashkëluftëtarëve që kishit pranë. Kam parë kur në supe keni bartur ushtarët e plagosur në beteja. Kam pasur nderin që të jem me ju kudo dhe në çdo kohë” u shpreh kryeministri.

Thaçi, ka theksuar se e ndjen përgjegjësi morale dhe shtetërore të jetë gjithmonë krah jush.

“Një veteran nuk duhet të jetë në gjendje që të zgjedh midis blerjes së barërave për shërim apo librave që u duhen fëmijëve për shkollim. Prandaj, Qeveria e Kosovës është angazhuar që secili prej jush të ketë trajtim dinjitoz nga shteti ynë i ri, duke marrë statusin ligjor të merituar me të drejta të plota. Disa prej jush po ballafaqoheni edhe me procese gjyqësore, me akuza të pambështetura, por e vërteta gjithmonë do të del në shesh. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe drejtësia e saj do të fitojë. Në këtë fundvit, duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi, më lejoni që të shpreh urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja!”, shprehet kryeministri, Thaçi./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.