(2LONLINE) – Elementë të rinisë gjilanase, pjesëtarë të Unionit të Studentëve Pro Europian (USPE), të organizuar e inkurajuar nga bosët e tyre të partive politike, të cilave ju shërbejnë e u janë servil, edhe njëherë janë munduar që të gllabërojnë nën kontrollin e tyre Këshillin e Veprimit Rinor Lokal të Gjilanit.
Dihet mirë se prej atyre që në mënyrë të jashtëligjshme mundohen të arrijnë pushtet, nuk mund të pritet që të respektojnë ligjin në të ardhmen. Se këta po te njëjtit janë të interesuar vetëm për të pasur e abuzuar pushtetin, është e qartë vetëm kur merret parasysh se në fillim të mandatit të kryetares së KVRL-së Eranda Isufit, ende pa filluar mirë punën KVRL-ja e sapozgjedhur, ky grup filluan shpifjet e tyre duke i bazuar ne interesat e tyre personale.
Për më tepër, se ky grup komplotistësh të dështuar nuk ka as edhe një botëkuptim themelor ligjor e hierarkik, tregon edhe përbuzja e tyre ndaj statutit të KVRL-së, organizatës të cilën synojnë ta drejtojnë.
KVRL-ja e ka të rregulluar në statutin e saj procedurën se si bëhet përzgjedhja e kryetarit te ri te organizatës. Me keqardhje më duhet t’i njoftoj se, mbledhje të rëndomta e pa kredibilitet, nuk konsiston në proces legjitim të emërimeve e shkarkimeve në kuadër të KVRL-së.
KVRL Gjilan është një ndër këshillat lokale më aktive të të gjithë komunave të Kosovës, duke numëruar dhjetëra aktivitete vetëm gjatë vitit 2013, gjithmonë duke e ruajtur paanshmërinë dhe neutralitetin politik, siç edhe parashihet me statut të kësaj organizate. Për punën e mirë të KVRL-së flet edhe përkrahja e organizatave që janë nën ombrellën e KVRL-së.
KVRL Gjilan u bën thirrje qarqeve politike të Gjilanit, si dhe kryetarit te komunës z. Lutfi Haziri, që të dekurajoj këto iniciativa jolegale dhe të kota.
Eranda Isufi – Kryetare e KVRL-së – Gjilan