DYLON

Do të aktivizohen qendrat e mjekësisë familjare dhe qendrat tjera mobile

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Caritas Kosova dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për aktivizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat deri më tash nuk kanë funksionuar, duke u ofruar shërbime sa më cilësore qytetarëve të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit, tash e tutje me nënshkrimin e marrëveshjes me Caritas Kosovën, do të ofroj shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Gjilanit, në të gjitha qendrat ekzistuese, por edhe në qendra mobile shtesë, me qëllimin e vetëm shërbimit të mirë dhe afër qytetarit.

EkoHigjiena

Ky projekt mbështetet nga Caritasi i Kosovës dhe ai gjerman, ndërsa implementohet nga ana e Komunës së Gjilanit, respektivisht nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Në kuadër të këtij projekti, është e paraparë që të pranohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve profesional, për të dhënë kontributin profesional dhe shëndetësor për qytetarë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.