/2L ONLINE/ – Kryetarja e Aleancës së Gruas AGK/AAK, Magbule Shkodra ka ftuar gjilanasit në protestë ne 17 shkurtit për t’u bërë bashkë edhe me të tjerët për t’i thënë mjaftë qeverisë së korruptuar, që shpërdoroi besimin e qytetarëve.
E para e grave të AAK-së shfrytëzoi takimin e këtij subjekti n Gjilan, të organizuar me rastin e aderimeve të reja, për të thënë se të gjithë kishin besuar se Kosovën e kishim në duar të njerëzve tanë që ia dëshirojnë të mirën vendit por se duke shpresuar arritëm deri në këtë gjendje të rëndë.
“Duhet të jemi së bashku për t’i thënë mjaftë qeverisë së korruptuar dhe që shpërdori besimin e qytetarëve”, është shprehur Shkodra, për të rikujtuar dy marrëveshjet që po kundërshtohen nga opozita e bashkuar, “Zajednica dhe Demarkacioni”, që sipas saj Qeveria e tanishme, përmes tyre, heshturazi po e sjellin Serbinë në Kosovë, e po i falin të tjerëve territor.
“Edhe Opozita e bashkuar edhe si AAK me liderin Ramush Haradinaj ngritëm zërin në të gjitha format. Ata që mendojnë se rruga nuk është zgjidhje, nuk lanë mundësi tjetër. Më 17 shkurt nuk do të festojmë, atë ditë do ta ngrisim zërin, që të mos luaj askush me sovranitetin dhe integritetin e vendit. Po jetojmë keq, ne po mbijetojmë Asgjë nuk po funksionon. Është kapur shteti nga të korruptuarit, andaj qeveria do të duhej të dorëhiqet, për ardhmërinë e vendit tonë”, ka thënë Magbule Shkodra kryetare e AGK/AAK. /2L ONLINE/