DYLON

Do ta bëjmë Gjilanin histori e storie suksesi për të cilin do të krenohemi të gjithë

Do ta bëjmë Gjilanin histori e storie suksesi për të cilin do të krenohemi të gjithë
Avatar photo Redaksia

Një tjetër takim i frytshëm në “Grid Group”

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Dita e mirë fillon me vizitën në Fabrikën “Grid Group”, e cila drejtohet nga z. Visar Alidema.

Kjo kompani merret me prodhimin e materialeve për ndërtimtari dhe rrjeta fasaduese, duke dëshmuar se edhe nga Gjilani mund të lindin produkte cilësore që shkojnë përtej kufijve tanë.

“Grid Group” ka qenë ambasador i qytetit dhe i Republikës sonë në skenën ndërkombëtare, duke prezantuar produktet e veta inovative në panairin prestigjioz New York Build në SHBA.

Ky është një sukses që na bën të gjithëve krenarë.

Bizneset e tilla gjilanase janë siguria më e madhe se Gjilani ka kapacitet, vizion dhe njerëz punëtorë që mund ta kthejnë qytetin tonë në qendër të zhvillimit dhe inovacionit.

Bashkë me ta, ne do ta bëjmë Gjilanin histori e storie suksesi për të cilin do të krenohemi të gjithë.

Gjilani jonë ka kapacitet, ka dije, ka potencial e ka profesionistë që i dalin ballë zhvillimit dhe rindërtimit të vizionit për Gjilanin e ri.

Faleminderit Visar për mikpritjen e ngrohtë dhe zotohem para jush që qeverisja e ardhshme do të jetë pranë politikave të mirëfillta për zhvillimin e bizneseve tona, në çdo orë, e në çdo çast!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.