• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Zgjedhjet 2021

DnV: Nis procesi i votimit, 3% e vendvotimeve hapen me vonesë

Redaksia 2LONLINE 14 Shkurt, 2021 5 min
 DnV: Nis procesi i votimit, 3% e vendvotimeve hapen me vonesë

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor bazuar në metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (e njohur si PVT). Gjithsej 500 vëzhgues statikë janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme. Vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

Hapja e vendvotimeve

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve.

Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, Lista e Votuesve, UV llampa, si dhe Spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve.

Prania e materialit propagandues

Heshtja zgjedhore 24 orë para ditës së zgjedhjeve u mundëson votuesve që të reflektojnë lirshëm mbi preferencat e tyre partiake dhe i kontribuon një ambienti të lirë zgjedhor. Prezenca e materialeve propaganduese të subjekteve politike në ditën e zgjedhjeve mund të shihet si ndikim në përcaktimin e votës së tyre për subjektin e caktuar.

Vëzhguesit e DnV-së,  kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda perimetrit prej 100m të Qendrës së Votimit, vetëm në 1% të Qendrave të Votimit.

Votimi në kushte të pandemisë

Për të garantuar respektimin e masave parandaluese kundër COVID19 të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, KQZ ka dizajnuar posterë që përbajnë udhëzime të detajuara dhe të qarta, të cilave qytetarët duhet t’u përmbahen gjatë procesit të votimit në mënyrë që t’a ruajnë shëndetin e tyre (psh. Vendosja e maskës, mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i duarve). Sidoqoftë, DnV ka evidentuar që këta posterë nuk janë vendosur në 5 % të Qendrave  të Votimit.

Poashtu, është evidentuar se komisionerët në 97% të vendvotimeve janë të pajisur me pajisje mbrojtëse (maska 97%, dorëza  59%, dezinfektues 94 %).

Qasja e personave me aftësi të kufizuar në Qendra të Votimit

E drejta për pjesëmarrje në zgjedhje si e drejtë universale duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim.  Personat me aftësi të kufizuar duhet të kenë mundësi të barabarta të marrin pjesë në jetën publike e politike, e me këtë edhe në votim. Megjithatë një numër i konsiderueshëm i Qendrave të Votimit në Kosovë vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar fizike.

Është raportuar se 30% e Qendrave të Votimit  në nivel vendi nuk kanë infrastrukurë adekuate për qasje të personave me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrja e grave në Këshillat e Vendvotimeve

Prania e grave komisionere vazhdon të jetë e ulët edhe në këto zgjedhje, pavarësisht garancive ligjore dhe kërkesave të vazhdueshme të shoqërisë civile për pjesëmarrje të barabartë.

Pjesëmarrja e grave në cilësinë e komisionereve në vendvotime është 31%, më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2019-tës që ishte 35%. Ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale të 2017-tës, ishte 29 %.

DnV fton të gjithë qytetarët dhe akterët tjerë pjesëmarrës në zgjedhje që gjatë procesit të votimit t’u përmbahen në mënyrë strikte rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID19 siç është bartja e maskës në mënyrë të duhur, respektimi i distancës sociale apo mosgrumbullimi i panevojshëm dhe dezinfektimi i duarve. /2LONLINE.com/

Etiketa:Demokracia në Veprim DnV vendvotimeve Zgjedhjet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Shneta

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kamberi: Zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës

5 Prill, 2022

Zgjedhjet në Serbi dhe Lugina e Preshevës

5 Prill, 2022

Zgjedhjet në Serbi dhe pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve  

4 Prill, 2022

Kryeministri Kurti: Zgjedhjet nuk mund të varen nga korporatat, grupet lobuese apo interesat speciale

14 Dhjetor, 2021

Presidentja Osmani ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike të qytetarëve në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale

15 Nëntor, 2021

Iniciohen pesë raste dhe trajtohen pesëdhjetë e katër raportime në nivel vendi

14 Nëntor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com