DYLON

DMSH ndërmerr masa për menaxhimin e pasojave të stuhisë së fuqishme të erës në Gjilan

DMSH ndërmerr masa për menaxhimin e pasojave të stuhisë së fuqishme të erës në Gjilan
Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, në bashkëpunim me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), ka ndërmarrë veprime konkrete për menaxhimin e situatës së krijuar pas stuhisë së fuqishme të erës që përfshiu Komunën e Gjilanit gjatë natës së 19 dhe 20 nëntorit.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, së bashku me ekipet e NJPZSH-së, ka qenë në terren për të mbikëqyrur dhe koordinuar intervenimet në largimin e pjesëve të rrezikshme të fasadave, të cilat ishin shkëputur nga disa objekte të banimit kolektiv, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe garantimit të sigurisë së qytetarëve.

EkoHigjiena

Stuhia e fuqishme e erës ka shkaktuar dëme materiale në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit.

Në bazë të paralajmërimeve të Agjencisë Meteorologjike të Kosovës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kishte ndërmarrë paraprakisht masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe reagimin ndaj incidenteve të mundshme si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas raportimeve zyrtare, nga era e fortë është dëmtuar kulmi i një shtëpie në fshatin Livoç i Epërm, ndërsa në Lagjen e Dëshmorëve janë rrëzuar disa drunj. Ekipet e NJPZSH-së kanë intervenuar për largimin e tyre nga rruga, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit të sigurt për automjetet dhe qytetarët.

APEL PËR KUJDES DHE VIGJILENCË

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë ditëve në vijim të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, veçanërisht në hapësirat e hapura dhe në afërsi të objekteve me fasada të dëmtuara, drunjve dhe elementeve të tjera që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Duke marrë parasysh paralajmërimet e Agjencisë Meteorologjike të Kosovës për vazhdimin e kushteve të pafavorshme atmosferike, qytetarët ftohen të respektojnë rekomandimet e sigurisë dhe të raportojnë me kohë çdo situatë që mund të rrezikojë jetën e njerëzve dhe pronën.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e angazhuar në monitorimin e situatës dhe në reagimin me kohë ndaj çdo rreziku të mundshëm, në funksion të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.