DYLON

DMSH-ja në bashkëpunim me AME-në, furnizon Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit me pajisje moderne

DMSH-ja në bashkëpunim me AME-në, furnizon Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit me pajisje moderne
Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në bashkëpunim me AME-në, furnizon Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit me pajisje moderne.

Drejtori i kësaj drejtorie, Enver Shabani mori pjesë në ceremoninë e pranimit të pajisjeve moderne, me të cilat është furnizuar Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan.

EkoHigjiena

Këto pajisje do të përdoren gjatë intervenimeve në raste të zjarreve, aksidenteve të komunikacionit, vërshimeve, si dhe në situata të tjera emergjente, përfshirë tërmetet eventuale.

Drejtori Shabani tha se ky furnizim është realizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), për Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit – Gjilan.

“Pajisjet e reja do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve operative të njësisë dhe në ofrimin e shërbimeve më efikase, me qëllim të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve. Vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është 17,497 euro. Falënderojmë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME) për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë drejtori Shabani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.