DYLON

DMSH e Gjilanit dhe Sioux City, Iowa (SHBA), realizojnë ushtrim të përbashkët simulues “vërshimet”

DMSH e Gjilanit dhe Sioux City, Iowa (SHBA), realizojnë ushtrim të përbashkët simulues “vërshimet”
Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me qytetin Sioux City, Iowa (SHBA), ka realizuar ushtrimin e përbashkët simulues me temën “Vërshimet”.

Ushtrimi u zhvillua përmes platformës online, me pjesëmarrje virtuale të përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.

EkoHigjiena

Në këtë ushtrim morën pjesë përfaqësues të drejtorive komunale dhe institucioneve relevante, përfshirë:

• Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH);

• Drejtorinë e Shërbimeve Publike (DSHP);

• Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS);

• Qendrën Operative Rajonale 112 (AME);

• Policinë e Kosovës;

• Njësinë për Zjarrfikje dhe Shpëtim;

• Kryqin e Kuq – Dega në Gjilan;

Në cilësinë e vëzhguesit, Shoqata e Pensionistëve të TMK FSK &dhe simpatizantëve “Elita”

Skenari i ushtrimit u mirëprit nga Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila ka përgjegjësi për menaxhimin e situatave emergjente në territorin e komunës. Në përputhje me Planin Operativ Emergjent, në rast të një fatkeqësie reale, do të aktivizohej Qendra Operative Emergjente, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe reagimit institucional.

Ushtrimi u realizua me sukses dhe u vlerësua lart nga përfaqësuesit e Qendrës Operative të qytetit Sioux City, Iowa (SHBA). Me këtë rast, pala amerikane shprehu gatishmërinë dhe interesimin për organizimin e vizitave të ndërsjella të punës, me synim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Drejtori i DMSH-së, Enver Shabani, shprehu mirënjohjen e tij për qytetin Sioux City, Iowa (SHBA), për kontributin dhe bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave civile dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave janë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së gatishmërisë dhe forcimit të kapaciteteve për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve’, ka thënë drejtori Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.