DYLON

DKRS:  Sot, Gjilani vishet bardh e kaltër

DKRS:  Sot, Gjilani vishet bardh e kaltër
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit, ka uruar FC Dritën për stolisjen me titull kampion, pasi kjo skuadër e ka siguruar matematikisht titullin kampion të Kosovës për edicionin 2025/26, tri xhiro para përfundimit të kampionatit, pas fitores 2:0 ndaj rivalit direkt, Ballkanit, në ndeshjen e javës së 33-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në Futboll.

Në urimin e DKRS thuhet:

EkoHigjiena

Me krenari të madhe, ne si Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Komunës së Gjilanit, i shprehim urimet më të sinqerta për titullin Kampion i Kosovës në Football, FC DRITA-s.

FC Drita edhe një herë dëshmoi se është krenaria sportive e qytetit tonë, një klub që bashkon gjenerata, ndez emocion dhe e mban Gjilanin në majat e futbollit kosovar.

Urime lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve fantastikë “Intelektualët”.

Ky sukses i takon gjithë qytetit.

Gjilani feston me kampionët!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.