/2L ONLINE/ – Drejtoria për kulturë, Rini dhe Sport, e Komunës së Kamenicës njofton të rinjtë, sidomos ata që merren me studime, se DKRS ka përfituar nga MASHT dhe Universiteti i Prishtinës një grand me 82 tituj shkencor, në 450 ekzemplarë, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve të komunës, e sidomos të atyre që studiojnë në fakultetin e mjekësisë, për të cilët ka më shumë tituj.
Drejtore, Venera Dërmaku Rexha, falënderoi Kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani për mbështetjen që i jep DKRS-së në realizimin e objektivave të drejtorisë, ku pjesë e tyre është edhe përfitimi i sa më shumë grandeve për fushat që i mbulon DKRS në Kamenicë. /2L ONLINE/