DYLON

DKRS organizon ecje në fshatin Meshinë- Ta njohim Trashëgiminë

DKRS organizon ecje në fshatin Meshinë- Ta njohim Trashëgiminë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, të shtunën më 31 korrik 2021, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, organizon ecje në Meshinë – “Ta njohim Trashëgiminë”.

Gjatë kësaj ecje 3.5 kilometra, në gjithë fshatin Meshinë do të vizitohen objektet e vjetra si mullinj, shtëpi, stalla dhe xhamia e fshatit. Gjithashtu do të ketë edhe ekspozitë me eksponate etnografike nga fshati, si dhe një drekë me ushqime tradicionale.

EkoHigjiena

Terreni që do të vizitohet është i rrafshët, i lehtë për ecje, me hije të shumta e me burime uji, me përroin e fshatit që kalon krahas rrugës, gjithashtu i përshtatshëm edhe për fëmijë dhe mosha më të vjetra.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili është falas.

Nisja bëhet nga komuna me autobus me fillim nga ora 10:00. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.