/2L ONLINE/ – Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, ka mbajtur sot në Viti një takim informues me organizatat joqeveritare si dhe klubet sportive që veprojnë në këtë komunë, rreth skemës së ndarjes së subvencioneve për kulturë dhe sport për vitin 2017.
Kaltrina Sylejmani drejtoresh për Kulturë Rini dhe Sport, pasi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm me OJQ-të dhe klubet sportive të komunës së Vitisë, ka thënë se drejtoria që udhëheq ajo, me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës rreth ndarjeve të subvencioneve, do të punojë ngushtë me të gjitha OJQ-të dhe klubet sportive në planifikimin e buxhetit të subvencioneve të vitit 2017.
“DKRS deri tani në transparencë të plotë ka bërë shpërndarjen e mjeteve të planifikuara si subvencione, por me qëllim që çdo organizatë apo klub të jetë i njoftuar rreth asaj se si po shpërndahen këto subvencione dhe që të kemi një planifikim real të buxhetit për vitin e ardhshëm kemi thirrur këtë takim, në mënyrë që OJQ-ve të ju sqarojmë se si do të shpërndahen këto subvencione dhe të përgatiten raportet narrative dhe financiare”, ka thënë Sylejmani.
Ajo ka theksuar se komuna është duke punuar edhe rreth miratimit të rregullores për ndarjen e subvencioneve me çka do tu lehtësohet edhe më shumë OJQ-ve dhe klubeve sportive, tërheqja e fondeve për aktivitetet e tyre. Në këtë takim rreth formës së ndarjes së subvencioneve dhe planifikimit të buxhetit për OJQ-të dhe klubet, kanë folur edhe Emrush Azemi përgjegjës për Rini dhe sport dhe Ismet Sejdiu përgjegjës për Kulturë./2L ONLINE/