DYLON

DKRS-ja parasheh ndarjen e 15 % të buxhetit të saj nga subvencionet për KVRL-në

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur sot janë shqyrtuar dy propozim rregullore si ajo për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë dhe Propozim Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në territorin e kësaj Komune. Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve si dhe është dhënë një propozim për emërimin e një anëtari në këtë Komision.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive që të angazhohen dhe të punojnë në hartimin e planeve të punës për vitin 2015 si dhe të përgatisin raportet e punës për këtë vit.

EkoHigjiena

Kaltrina Sylejmani , Drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke prezantuar Propozim Rregulloren për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë ndërtjerash potencoi se në këtë propozim rregullore parashihet ndarja e 15 % të buxhetit të DKRS-së nga kodi buxhetor i subvencioneve.

Ajo tha se më këtë do të ndihmohen ky këshill për organizimin e aktiviteteve që janë në interes të rinisë dhe shoqërisë. Gjithashtu gjatë këtij takimi anëtarët e këtij këshilli janë pajtuar që Rregullorja për Varrezat, Mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në teritorin e Komunës së Vitisë të pëson disa ndryshime.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve si dhe është dhënë një propozim për emërimin e një anëtari në Komision./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.