DYLON

DKRS-ja e Gjilanit uron Kaula Hazirin për medaljen e artë!

DKRS-ja e Gjilanit uron Kaula Hazirin për medaljen e artë!
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit i uron përzemërsisht Kaula Hazirit për suksesin e jashtëzakonshëm në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut, të mbajtur në Kroaci, ku arriti të fitojë medaljen e artë.

Ky rezultat i shkëlqyer është dëshmi e talentit, punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të Kaulës, duke bërë krenar familjen, qytetin e Gjilanit dhe sportin kosovar.

EkoHigjiena

“Urime Kaula.  Vazhdo drejt sukseseve të reja dhe na bëj krenarë edhe në garat e ardhshme. Për sportistët tanë, gjithmonë përkrahje dhe respekt!”, thuhet në fund të urimit të DKRS-së për ktë sukses të sportistes gjilanase të bowlingut, Kaula Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.