DYLON

DKA: Urime Dita e Shkollës “Ibrahim Uruqi”

DKA: Urime Dita e Shkollës “Ibrahim Uruqi”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan 

Nën rrezet e shumta të diellit, sot Shkolla “Ibrahim Uruqi” ne Bresalc shënoi me dinjitet Ditën e Shkollës, e njëkohësisht edhe Ditën e Rënies së Heroit që mban emrin e saj.

EkoHigjiena

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë familjarët e heroit, nxënësit, mësimdhënësit, si dhe shumë personalitete politike e institucionale, të cilët me praninë e tyre nderuan kujtimin dhe veprën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

Programi i pasur dhe i kuruar me përkushtim nga shkolla emocionoi të gjithë të pranishmit, duke sjellë në kujtesë sakrificën, vlerat arsimore dhe atdhedashurinë që na bashkon.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Urime Dita e Shkollës “Ibrahim Uruqi”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.