DYLON

DKA pranon nje donacion nga “Save the Children” zyra në Kosovë

DKA pranon nje donacion nga “Save the Children” zyra në Kosovë
Avatar photo Redaksia

“Sot, në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, kemi pranuar me shumë kënaqësi një laptop të dhuruar nga organizata Save the Children, përfaqësuar nga znj. Hana Lamaxhema. Kjo pajisje do të shërbejë për punën e ekipit vlerësues të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke lehtësuar procesin dhe duke avancuar mbështetjen ndaj tyre”, bëjnë të ditur drejtuesit e DKA-së në Gjilan.

Pranimi i këtij donacioni u bë në prezencën e znj. Liridona Ukshni-Kosumi, Zyrtare për Fëmijë me Nevoja të Veçanta në DKA, dhe z. Shpend Nuhiu, Drejtor Komunal i Arsimit.

EkoHigjiena

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj organizatës Save the Children për këtë kontribut të vlefshëm. Ky donacion është rezultat i seriozitetit dhe angazhimit të pandërprerë të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe stafit tonë për të ofruar kushte më të mira në shërbim të fëmijëve”, ka thënë drejtori Shpend Nuhiu.

Ai shtoi se bashkëpunime të tilla dëshmojnë se vetëm me përkushtim, vizion dhe partneritet mund të arrijmë rezultate të prekshme në mbështetje të fëmijëve tanë.  /2LONLINE/