DYLON

DKA: Për herë të parë, Komuna e Gjilanit ofron trajnim profesional për 1,392 mësimdhënës!

DKA: Për herë të parë, Komuna e Gjilanit ofron trajnim profesional për 1,392 mësimdhënës!
Avatar photo Redaksia

“Sot, nisi zyrtarisht trajnimi “Vlerësimi i performacës së mësimdhënësve me bazë ne shkollë”, i parë i këtij lloji, i organizuar nga Komuna e Gjilanit, nga i cili do të përfitojnë 1,392 mësimdhënës me pjesëmarrje falas, me synim ngritjen e kapaciteteve të tyre pedagogjike”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

Në hapjen e trajnimit morën pjesë Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu.

EkoHigjiena

“Ky trajnim përfaqëson një hap konkret drejt fuqizimit të vazhdueshëm të kuadrit arsimor, si bazë e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim dhe përgatitjen e nxënësve për të ardhmen. DKA, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, mbetet e përkushtuar në realizimin e nismave të tilla transformuese”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Trajnimi organizohet nga OJQ KCIC. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.