DKA: Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë
“Me pesë shkolla të Komunës së Gjilanit po mbahet programi i trajnimit “Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë”, i ofruar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me KosEd, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit profesional, vetëvlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunal të Arsimit (DKA), në Gjilan.
Trajnimi synon thellimin e njohurive teorike dhe zhvillimin e shkathtësive praktike të pjesëmarrësve për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e këtij modeli.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të vazhdojnë me zbatimin praktik të këtij modeli në shkollat e tyre, duke realizuar proceset e vetëvlerësimit, dokumentimit dhe reflektimit mbi rezultatet, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
“Drejtoria Komunale e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë institucionet arsimore në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në shkolla”, thuhet në njoftimin DKA-së. /2LONLINE/
