DYLON

DKA-ja nderon dy punëtorë të arsimit me rastin e pensionimit të tyre

DKA-ja nderon dy punëtorë të arsimit me rastin e pensionimit të tyre
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shprehur mirënjohje për dy punëtorë të arsimit, të cilët pas një karriere të gjatë profesionale i kanë dhënë fund angazhimit të tyre në arsim.

Në një takim të organizuar për nder të pensionimit, drejtori i DKA-së, Jeton Rexhepi, priti zëvendësdrejtorin e SHFMU-së “Selami Hallaqi”, Fatmir Selimin, dhe profesorin e Shkollës Ekonomike “Marin Barleti”, Jakup Nezirin.

EkoHigjiena

Drejtori Rexhepi vlerësoi lart punën e palodhshme, përgjegjësinë dhe kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave, duke theksuar se përkushtimi i tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit në Gjilan.

“Mirënjohje për një jetë të përkushtuar arsimit, respekt për punën dhe nderim për kontributin e dhënë ndër vite”, u shpreh Rexhepi.

Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre të gjatë, DKA-ja i nderoi Selimin dhe Nezirin, duke vlerësuar kështu kontributin e tyre të  çmuar, përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar ndër vite.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.