DYLON

DKA: Gjenerata e parë e kuzhinierëve – një sukses i arsimit dual në Gjilan

DKA: Gjenerata e parë e kuzhinierëve – një sukses i arsimit dual në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu, mësimdhënësve dhe prindërve u mbajt ceremonia e certifikimit për nxënësit e shkollës profesionale “Sahit Baftiu”, që përfunduan me sukses programin në kuzhinë”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

“Ky është një hap i madh për arsimin dual në komunën tonë – një model që lidh shkollën me jetën reale dhe përgatit të rinjtë për tregun e punës. Urime të përzemërta nxënësve, stafit dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë sukses. Gjilani do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm arsimin profesional”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ndërsa, sipas DKA-së. Arsimi dual po tregon se është rruga e duhur për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës. “Urime për nxënësit, stafin dhe partnerët që kontribuan në këtë sukses”.

“Drejtoria Komunale e Arsimit do të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve të Komunës së Gjilanit, duke i inkurajuar dhe krijuar kushte të favorshme që ata të orientohen drejt arsimit profesional dhe aftësimit për tregun e punës”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtori.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.