DYLON

DKA e Gjilanit mban takim informues me administruesit e Testit të Maturës

DKA e Gjilanit mban takim informues me administruesit e Testit të Maturës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, në bashkëpunim me përfaqësues të Qendrës së Vlerësimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, udhëheqës i Qendrës për Vlerësim, dhe Afrim Rrahmani nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, ka mbajtur takim informues me administruesit e Testit të Maturës.

Sipas informatës së DKA-së, në takim morën pjesë 50 administrues të caktuar nga Komuna e Gjilanit të cilët do të angazhohen në procesin e administrimit të Testit të Maturës.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutua për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë administruesit gjatë zhvillimit të testit.

DKA bëri të ditur se gjatë administrimit të testit është kërkuar respektim maksimal i rendit dhe disiplinës, ndërsa u theksua se nuk do të lejohet përdorimi i telefonave celularë gjatë procesit të testimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.