Djelmoshat e Dritës shënojnë fitore në Lipjan
KV Drita sonte në Lipjan ka arritur fitore të pastër me rezultat 3-0 në sete ndaj KV Ulpiana!
Superliga A – Meshkujt | Xhiro 7
Ulpiana 0-3 Drita
17:25, 23:25, 17:25
Pra, Volejbollistët e Dritës kanë shënuar fitoren e tretë në kampionat, duke triumfuar në udhëtim ndaj Ulpianës me rezultat 3:0 dhe se me këtë fitore, Drita e kalon Ulpianën në renditjen tabelare, duke regjistruar fitoren e tretë.
“Një paraqitje e shkëlqyer nga ekipi, me përkushtim, luftë dhe frymë të fortë ekipore. Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe sponsorët tanë për përkrahjen e vazhdueshme”, thonë drejtuesit e klubit gjilanas.
Ndeshjen e radhës KV Drita e luan të dielën në udhëtim kundër, KV Peja.
Kujtojmë se Kampionati është ende në fazën e hershme dhe gara mbetet e hapur. /2LONLINE/
