DYLON

Djali i dëshmorit Nijazi Azemi shprehet i paknaqur për harresën e Lapidarit të Preshevës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Kosovar Azemi njeri nga djemtë e dëshmorit Nijazi Azemi (Mjekrra) emri i të cilit ishte skalitur në Lapidarin e dëshmorëve që u vendos në Preshevë dhe pastaj që u hoq nga qeveria serbe, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mos angazhimin e politikës dhe popullit preshevar për rikthimin e lapidarit, siç thekson ai, transmeton vitialive.

Mesazhin e  publikuar në profilin e tij në facebook mund ta lexoni më poshtë:

EkoHigjiena

“Kaluan disa muaj kur u rrezua permendorja e deshmoreve ne Presheve.Askush nuk flet,bile bile e kane harruar,as nuk i bie kujt nder mend ajo dite,ata te vetimit qe i berengos kjo jane familjaret e atyre deshmorve,djemt vajzat grate e prind e tyne.A duhet ata te harrohen aq lehte nga pushtetaret qe dikur u mbeshteten ne forcat e tyre.Pak dite para se te hiqej ajo permendore shkonin me rend e perkuleshin para emrave te tyre e premtonin qe ajo nuk do te levize nga vendi.E lere me politikanat po populli ku mbet populli qe me nuk e mbajne mend ate dite,ate dite te hidhur qe mua mu hapen te njejtat plage,te njejtat vuajtje qe ndodhen vite e vite me pare kur u ne shtratin e lirise ata i mbolli gjymtyrte e atyre!
Nuk duhet harruar aq lehte ajo dite,sepse as nuk e di,e se ku mbet permendorja,humbi u zhduk pa gjurme.
Qeveria HESHT populli HESHT,por ata qe rane per LIRI KURR!
Mos harroni toka e dardanise u ujit me GJAKUN DHE DASHURINE E TYRE!.
ME falni qe po shpreh ne kete menyre mllefin tim,por besoni qe nuk e kam as une lehte.”
ME respekt Kosovar Azemi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.