DYLON

DJ më i kërkuar në botë po vjen në Kosovë, e konfirmon Dua Lipa

Avatar photo Elife Sherifi

Dua Lipa me anë të një postimi ka gëzuar shumë fansa shqiptarë që në orët e para të mëngjesit.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një video të DJ Calvin Harris ku dëgjohet duke treguar se këtë verë ai do të performojë për herë të parë në Kosovë.

Edhe faqja zyrtare e festivalit Sunny Hill kanë publikuar lajmin së në Prishtinë për herë të parë do të vijë një ndër artistët më të mëdhenj botëror dhe më të suksesshmit të momentit.

EkoHigjiena

Ardhjen e tij padyshim e ka bërë të mundur vetë Dua, me të cilën DJ britanik është një mik shumë i mirë, e ata madje kanë bashkëpunuar për hitin e madh të vitit të kaluar, ‘One Kiss’.

Calvin Harris është artisti i parë i madh i lajmëruar për këtë edicion të Sunny Hill Festival.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.