Ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot i ngrohtë por edhe me shi
Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë dobët nga lindja dhe jugu 1-5m/s. Temperaturat maksimale do të ngrihen në 16C, nesër, deri në 20C, të shtunën, ndërkaq minimalet do të sillen nga 1C deri 2C.
Ditën e diel vranësirat do të shtohen, e gjatë pasdites dhe në mbrëmje vend-vende do të ketë rrebeshe shiu, që do të shoqërohen edhe me bubullima.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ndërkaq në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë mundësi për rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.
Temperaturat maksimale do të jenë pak në rënie, por do të mbeten të larta, nga 17C deri 19C, e minimalet do të sillen nga 4C deri 6C. Era, nga dita e diel do të fryjë nga ana veriore me shpejtësi 2-9m/s.
