DYLON

Ditët e mërgatës, manifestime të qëlluara apo jo ?!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Samet Azemi

/2L ONLINE/ – Gjatë muajit Korrik dhe Gusht, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit zotëri Lutfi Hazirit janë mbajt shumë manifestime në nderë të mërgatës Shqiptare dhe të shteteve respektive në të cilët Shtete jeton mërgata jonë.

EkoHigjiena

Kemi dëgjuar shumë llafe e muhabete kafenesh se jo Kryetari Haziri nuk është deshtë të organizojë manifestime të tilla, jo me ato para është deshtë të ndihmohen të varfërit.

Unë mendoj se manifestimet e tilla kanë qenë shumë të qëlluara, dhe me këto manifestime Kryetari i Komunës së Gjilanit zotëri Lutfi Haziri ka arrit disa objektiva : – Ka respektua dhe ka falenderua shtetet mike të Kosovës të cilat kanë kontribuua shumë në çlirimin e Kosovës, në Krijimin e Shtetit të Kosovës, në Pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të kontribuojnë në pritjen dhe strehimin e qytetarëve të Kosovë, në mjekimin e të Sëmurëve nga Kosova e që në këtë drejtim Franca është duke kontribuua jashtëzakonisht shumë duke mjekuar shumë qytetar të Kosovës me buxhetin e Shtetit Francez e që kap shifrën e miliona eurove.

Me organizime të tilla diaspora është ndier e respektuar, e nderuar dhe ë mënyre e falënderuar për të gjitha ato që kanë bërë për vendin e tyre, se nuk duhet harruar që në të gjitha kohët mërgimtarët e tanë kanë nda edhe kafshatën e bukës për të ndihmuar Kosovën.

Të njëjtën kohë mendoj se manifestimet e tilla janë shumë domethënëse për rininë që jeton në Diasporë sepse kështu ata ndihen të respektuar dhe të nderuar në vendin e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk shkojnë që ti kalojnë pushimet e tyre në Spanjë, Egjipt, Turqi apo diku tjetër por vijnë dhe i kalojnë në vendlindjen e tyre apo në vendlindjen e prindërve të tyre.

Po Ashtu me këto organizime dhe me këtë nder që i është bërë diasporës është arrit edhe vetëdijesimi i qytetarëve se mërgata duhet respektuar, se ardhja e mërgatës është infuzion për ekonominë e qytetit tonë, e jo të flasin me shprehje nënçmuese se ja erdhë ” muaji i budallëve” , apo ” erdhën këta auslanderat” apo ” qe këta mendjemëdhenjtë kanë ardhë mu fry në Kosovë”, etj .

Për fund, dua të shtoj se me këto manifestime krijohen lidhje më të forta mes qytetarëve të Kosovës dhe Mërgatës, rritet interesimi i mërgatës për investime në Kosovë, shtetet ku jeton mërgata jonë ndihen të nderuara me manifestimin e ditëve të tyre dhe e gjithë kjo sjellë vetëm të mira edhe për Gjilanin por edhe mërgata ndihen krenar kur vijnë në vendlindjen e tyre.

Sa i përket asaj se sa harxhime bëhen në organizimin e këtyre ditëve, unë nuk jam në dijeni dhe nuk jam personi adekuat që të flas për atë, mirëpo sado që bëhen harxhime për organizime të tilla ja vlen dhe mërgata jonë e meriton.

Të njëjtën kohë kjo e rritë edhe besimin e mërgatës në institucionet e Kosovës, e nxitë shpirtin bujar të mërgatës tonë që të ndihmojë të varfërit në Kosovë sikur që kanë ndihmuar më parë sepse në kohën e fundit është humb besimi në shtetit e Kosovë dhe në institucionet tona dhe në këtë mënyrë askush nuk mbetet i nënçmuar, mërgata do të ndihet krenare dhe e respektuar, të varfëritë të ndihmuar nga ana e mërgatës, ekonomia e jonë e zhvilluar nga derdhja e miliona eurove nga mërgata jonë gjatë pushimeve të tyre në Kosovë. /2L ONLINE/

/autori është Psikolog dhe përkthyes Gjyqësor në Clermont-Ferrand/