Ditët e Agimit 2018 – Programi

Ditët e Agimit 2018 – Programi

Në Zhegër të Gjilanit, më 1, 2 dhe 3 Maj, mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2018”, që i kushtohet nderimit të figurës poliedrike të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana.

Manifestimi në fjalë mbahet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, ndërsa realizohet nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit 2018”.

“Ditët e Agimit 2018” nisin më 1 maj, me aktivitetet “Edhe me sport kujtojmë Agimin” ku do të kemi turnir në futboll të vogël (ora 09:00) dhe “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares” (ora 19:30).

Aktivitetet vazhdojnë më 2 maj, me orën e madhe letrare “Muza e Agimit” (ora 15:00) si dhe me ngjarjen sportive në hendboll (ora 17:00).

3 maj, mbahen aktivitetet për kremtimin e ditës së shkollës SHFMU “Agim Ramadani” si dhe ditëlindjes së heroit (ora 09:00), me vendosjen e kurorave të luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan (ora 10:00), programi i shkollës (ora 11:00) si dhe me “Krosin e Lirisë”, (nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimi), (ora 15:00) për t`u përmbyllur me tubimin qendror “I këndojmë Agimit” (ora 16:00).

KOMENTE