(2L ONLINE) – Me aktivitete të ndryshme është shënuar sot Dita Ndërkombëtare për të Rinjtë, e nder ato aktivitete ishte edhe ajo regjionale e cila u mbajt në Gjilan, nga KVRL e Gjilanit në bashkëpunim me OSBE dhe GIZ-in Gjerman.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 290 të rinj nga mbarë regjioni i Gjilanit dhe e veçanta e këtij aktiviteti ishte edhe pjesëmarrja e studentëve nga Amerika dhe Kanadaja, të cilët e madhështuan këtë aktivitet.
Përmes këtij aktiviteti u shënuan disa kërkesa që iu adresuan zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit dhe drejtorisë komunale për Rini, Kultur e Sport, që kanë të bëjnë me buxhetin për të rinjtë dhe infrastrukturë. ( shtëpia e rinise).
Përfaqësues nga OSBE dhe GIZ-i gjerman than se jaën të lumtur që në Kosovë prej kur kanë ardhur gjithmonë kanë gjetur gatishmërinë e të rinjve në punën vullnetare qe e cila gjithmonë ka rezultua me suksese dhe pune te palodhur.
Një fjal rasti e thanë edhe Drejtori i Departamentit të Rinisë nga Ministra e Kulturës, Rinise dhe Sportit Xhevat Bajrami, i cila tha se Kosova dallohet ndër popujt me moshën më të re në Evropë, janë bërë shumë punë dhe shumë aktivitete nga të rinjtë dhe për rininë e Kosovës dhe popullin e saj të ri.
E, Bujar Haziri nga DKRS e Gjilanit tha se Gjilani gjithmonë ka prirë për nga aktivitete rinore, përvoja e tij 14 vjeçare ne sektorin e rinisë dhe tash si drejtor i DKRS i jep motiv edhe më shumë për t’u angazhuar rreth aktiviteteve rinore dhe për përkrahjen e tyre me çdo mundësi.
Valdrin Halimi, Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Gjilan ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për një bashkëpunim të mirë e të sinqertë përgjatë kësaj periudhe sa ai ndodhet në krye të KVRL-së dhe p oashtu vlerësoi edhe praninë e studentëve të huaj në këtë ngjarje rinore sidomos për atë që kanë zgjedhur Kosovën për vizitën e tyre studentore si dhe ka vlerësuar lartë edhe mbështetjen që ka marrë KVRL nga OSBE e GIZ në të gjitha periudhat e funksionimit të saj.
Përndryshe, Halimi i ka inkurajuar të rinjtë e komunës së Gjilanit që të kyçen në aktivitete rinore, të largohen nga rrugët që nuk i drejtojnë kah një e ardhme e ndritshme për ta. /2L ONLINE/