“Sot për vizitë në zyrën e Veteranëve na erdhi Kryetari i Komunës, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët e tij, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Gjilanit për përkujdesjen, mbështetjen dhe përkrahjen e vlerave të luftës gjatë këtyre viteve”, njofton Xhevdet Mehmeti, nga OVL e UÇK-së në Gjilan.
Dita e Veteranit është një moment i rëndësishëm për të nderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë. Përkujdesja dhe mbështetja institucionale janë jetike për të ruajtur dhe promovuar këto vlera për brezat e ardhshëm.
“Respekt për ju dhe të gjithë ata që punojnë për të mbajtur gjallë kujtimet dhe sakrificat e luftës”, thuhet në njoftimi /2LONLINE/