DYLON

Dita e derbit, ndeshja për më të mirin dhe ‘mbretin’ e qytetit

Dita e derbit, ndeshja për më të mirin dhe ‘mbretin’ e qytetit
Avatar photo Elife Sherifi

Kjo e dielë sjell ndeshjen më të zjarrtë në këtë fillim stinori dhe ndoshta edhe më interesanten të gjithë kampionatit në vazhdim në Superligë. Derbi lokal i Gjilanit fillon sot nga ora 13:00 në Stadiumin  e Qytetit, teksa FC Drita në cilësinë e vendasit pret SC Gjilanin si mysafirë.

Ndeshja pritet të jetë e një niveli të vecantë, edhe për shkak të rivalitetit në tribina, sepse “Skifterat” dhe “Intelektualët” kanë bërë të gjitha përgatitjet për koreografitë e tyre, shkruan 2LONLINE.com.

Edhe skuadrat dhe futbollistët e ndjejnë peshën e derbit, dhe rezultati i kësaj ndeshje mund të jetë kthesë për fatin e të dyja skuadrave dhe të ndryshojnë shumë gjëra për klubet në rrjedhën e kampionatit.

EkoHigjiena

Kjo pasi, të dyja skuadrat janë me pikë thuajse të njejta, në fakt Drita ka 31 një më pak se Gjilani që ka 32 dhe konkurrenca për titull është jashtëzakonisht e ngushtë këtë vit me vetëm dy apo tri pikë diferencë, shkruan 2LONLINE.com.

Të dyja klubet janë eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës dhe kanë vetëm një qëllim titullin kampion për tifozët e tyre.

Kujtojmë se skuadrat janë përforcuar edhe këtë afat kalimtar të janarit, ndërsa verën që shkoi janë dy klubet me shpenzimet më të mëdha mbi 2 milion euro transferime.

Pavarësisht rezultatit, ajo që është e sigurt, moti i mirë, atmosfera sportive, rekord tifozësh dhe një lojë me rivalitet janë mrekullia e këtij derbi që qyteti i Gjilanit e ruan me krenari./2LONLINE.com/